Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kurti flet për bashkëpunimin me presidenten e re, por injoron pyetjet për kritikat ndaj Ligjit për Specialen

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 12:33
Kurti flet për bashkëpunimin me presidenten e re, por injoron pyetjet për kritikat ndaj Ligjit për Specialen

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas marrjes së detyrës së saj.

Pas takimit, Kurti tha se me presidenten e re ka pasur mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim në çështjet me interes shtetëror dhe publik, por ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për kritikat e ndërkombëtarëve pas miratimit nga Kuvendi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e  Specializuara.

“Një takim i parë me presidenten e re të Republikës, profesor Justina Shiroka Pula, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin shtetëror e publik, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Kurti.

Ai theksoi se Kosova, pas më shumë se një viti e gjysmë, tashmë ka institucione plotësisht funksionale dhe se fokusi duhet të jetë te punët që i presin institucionet.

“Republika e Kosovës, më në fund pas më shumë se një viti e gjysmë, ka institucione plotësisht funksionale dhe tash natyrisht që nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, tha Kurti.

Sipas tij, gjatë takimit ka hasur te presidentja e re “jo vetëm mirëkuptim, por edhe gatishmëri, interes dhe vullnet” për bashkërendim institucional.

Kurti bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme Shiroka Pula do të zhvillojë takime edhe me institucionet e tjera të shtetit dhe ministritë e Qeverisë.

“Duhet t’i bashkojmë që të gjithë, ashtu që të mos jemi vetëm të suksesshëm, por në të njëjtën kohë të jemi edhe të shpejtë në sukseset që na presin”, tha ai.

kurtipresidentenpyetjet

Të ngjashme

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

Kurti thotë se do ta takojë presidenten sot

10:37
Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

Kurti e Osmani veçohen pak në ceremoninë për Presidenten e re, shkëmbejnë disa fjalë

15:42
Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje

Meliza Haradinaj: Kurti s’donte t’ia vazhdonte Osmanit mandatin, prandaj na çoi në zgjedhje

23:24
Të gjithë e uruan Shiroka Pulën, Arta Bajrami ka një kërkesë për presidenten e re

Të gjithë e uruan Shiroka Pulën, Arta Bajrami ka një kërkesë për presidenten e re

21:24

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Dogana ndaloi mbi 30 mijë euro të padeklaruara, udhëtari tha se s’kishte asgjë
  • 13:09Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës
  • 13:09Mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, ndërpritet seanca ndaj Nagip Krasniqit
  • 13:02Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë
  • 12:53Tensione para Parlamentit të Shqipërisë, policia hedh spraj lotsjellës ndaj protestuesve