Pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pasur reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit.
Përveç liderëve institucionalë, kanë qenë edhe personalitete dhe figura nga fusha të ndryshme shoqërore që kanë uruar akademiken për zgjedhjen e saj në krye të shtetit.
Në mesin e atyre që kanë reaguar ka qenë edhe këngëtarja Arta Bajrami.
Madje, ajo nëpërmjet një postimi në Instagram, ka bërë një kërkesë për presidenten dhe krerët e tjerë institucionalë.





