Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen, fitorja e Vetëvendosjes historike

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 12:38
Kurti falënderon qytetarët për mbështetjen, fitorja e Vetëvendosjes historike

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas përfundimit të fushatës dhe rezultateve preliminare të zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

Kurti ka theksuar se gjatë dhjetë ditëve të fushatës ka zhvilluar qindra takime dhe tubime anembanë vendit, ku, sipas tij, është pritur me ngrohtësi dhe besim nga dhjetëra mijëra qytetarë.

“Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. U angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Mirëdita të dashur qytetarë,Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj. Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike.Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Lëvizja e automjeteve ushtarake, FSK njofton qytetarët: Nga 21 shtatori fillon ushtrimi “VALOR SHIELD 2026”
  • 11:41E kërcënoi ministren Gërvalla, arrestohet 32-vjeçari
  • 11:36Vendimi i Hagës, Berisha: E jap nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme
  • 11:36Demaku për Kurtin: Nuk i kaloi inatet e brendshme politike, dështoi ta mbronte UÇK-në
  • 11:19Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme