Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti falënderon ambasadorin finlandez për shërbimin e tij në Kosovë

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 22:02
Kurti falënderon ambasadorin finlandez për shërbimin e tij në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, e cila u mbajt në rezidencën e këtij të fundit.

Në adresimin e tij, Kurti tha se janë mbledhur për të festuar miqësinë e fortë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës dhe shërbimin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Nissinen. Ai tha se Kosova dhe Finlanda kanë shumë ngjashmëri.

Ndër të tjerash, të dy kufizohen me një fqinj më të madh që historikisht është treguar agresiv, një realitet që na ka kërkuar të qëndrojmë vazhdimisht vigjilentë.

Po përtej realiteteve gjeopolitike, shumica e gjërave që ndajmë si dy vende, janë pozitive dhe janë të rrënjosura thellë në optimizmin e popujve tanë, u shpreh më tej.

Duke folur për rolin, kontributin dhe angazhimin e ambasadorit Nissinen gjatë shërbimit të tij, Kurti shtoi: “gjatë tre viteve të fundit, ambasadori Nissinen ka mishëruar vlerat e partneritetit (ndërmjet dy vendeve tona), duke ndihmuar në fuqizimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe duke mbështetur aplikimin tonë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjatë mandatit të tij si ambasador, u themeluar Oda Ekonomike Finlandë-Kosovë. Finlanda gjithashtu kontribuon në sigurinë tonë, duke qenë pjesë e EULEX-it dhe misionit të KFOR-it, me 59 oficerë që shërbejnë aktualisht në Kosovë.

Krahas mirënjohjes, Kurti i uroi suksese ambasadorit dhe prosperitet të mëtutjeshme në karrierën e tij.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 17:12Trump falënderon Kosovën: Kontribuuat për stabilizim në Gaza
  • 17:12Trump i thotë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se përballet me një 'vendim të madh' për Iranin
  • 17:08Drejtësia kosovare quhet “e korruptuar” në Speciale – kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë
  • 17:04​ATK rrit kapacitetet profesionale me 39 inspektorë të rinj dhe mbledhës të borxheve
  • 17:03Mbledhja e OKB, Trump e përmend dy herë Kosovën në fjalim