Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti e pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV bashkë me Deharin, Konjufcën e Haxhiun që s’po mund të bëhet kryeparlamentare

GD
Gazeta Demos19 gusht 2025 në 18:12
Kurti e pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV bashkë me Deharin, Konjufcën e Haxhiun që s’po mund të bëhet kryeparlamentare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka pritur në takim në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Për ta pritur kryeparlamentarin shqiptar në Shkup, Kurti e ka marrë me vete kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media.

Haxhiu, e cila mori pjesë në takim, ka qenë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, por pa mundur të zgjedhet në këtë pozitë, duke dështuar disa herë radhazi t’i marrë votat e nevojshme (61).

Dehari, ndërkaq, u gjet nga Gjykata Kushtetuese se ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, në një insistim të partisë së Kurtit për ta bërë të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Seanca konstituive e Kuvendit do të vazhdojë nesër në 11:00.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 21:53Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
  • 21:52Ymeri i reagon deputetit të VV-së: Thuaje emrin dhe mbiemrin dhe të pret padia
  • 21:35Kërçeli me akuza: Familjarë të disa prej deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës
  • 21:31Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
  • 21:27Mehmetaj: VV-ja përshkruhet si opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse s’ka pasur