Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti duhej të “lëshonte pe” për presidentin, thotë Kryeziu

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 19:27
Kurti duhej të “lëshonte pe” për presidentin, thotë Kryeziu

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar mënyrën e komunikimit politik ndërmjet partive në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me krizë për zgjedhjen e presidentit.

Në FIVE në TV Dukagjini, Kryeziu tha se komunikimi ndërinstitucional dhe politik ka qenë në një nivel shumë të ulët.

“Komunikimi nuk ka qenë në nivelin e vetëdijes shtetror dhe kombëtare, institucionale. Komunikimi ka qenë i nivelit më të ultë, edhe kjo mund të pranohet si i tillë. Por, niveli i komunikimit ka qenë i ultë. Duke mos pas parasysh interesat e përgjithshme të shtetit…”, ka thënë Kryeziu.

Duke komentuar situatën aktuale politike dhe dështimin për të arritur marrëveshje për presidentin, Kryeziu theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi palën më të fuqishme politike në vend, në këtë rast Vetëvendosjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Në parim fajin gjithmonë e ka ai që është më i fuqishëm. Më i fuqishëm në parlament. Më i fuqishëm më deputet dhe me votë. Pastaj edhe të tjerët nuk janë papërgjegjësi. Por përgjegjësia kryesore është e kryeministrit (Albin Kurti) dhe e Vetëvendosjes. Ata është dashur të lëshojnë pe, se mos lësho pe ndaj shqiptar s’bën, ndaj shqiptarit duhet. Mos lësho pe duhet vetëm ndaj armikut. Është dashur t’i tejkalojnë…

Është dashur të bisedojë me subjekt politike. Mënyra e të ftuarit ka lënë për të dëshiruar. Sepse janë disa takime ku shkojnë për tu marrë veshë për të mos u marrë vesh. Çdo takim ka qenë për tu mos marr vesh”, ka shtuar Kryeziu.

Kujtojmë se përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit kanë dështuar, ndërsa afati kushtetues po afrohet, duke rritur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja nëse nuk arrihet një zgjidhje politike.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Ismaili pas takimit me Thaçin dhe Veselin: Të qëndrojmë të bashkuar për Kosovën tonë, për historinë tonë, për të ardhmen tonë
  • 21:22“JO NË EMRIN TIM” – Qindra protestues mblidhen në shesh kundër vendimit të Gjykatës Speciale
  • 21:20Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohet edhe Memli Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli
  • 21:09Albulena Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së nuk bëhet duke shpallur kundërshtarët “spiunë” e “tradhtarë”
  • 20:10Pas takimit me Kurtin, Hamza u takua edhe me Gjinin e Abdixhikun