Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 16:25
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, i cili i dorëzoi raportin gjashtëmujor të punës së Institutit për periudhën nëntor 2025 – maj 2026. Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e arritur në dokumentimin, hulumtimin dhe institucionalizimin e kujtesës historike lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve shtetërore në funksion të drejtësisë tranzicionale dhe ruajtjes së të vërtetës historike.

Drejtori Hetemi e njoftoi kryeministrin në detyrë me projektet dhe zhvillimet kryesore të Institutit gjatë kësaj periudhe, ndër të cilat veçohet puna për përgatitjen e databazave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, databazës së masakrave dhe asaj të varrezave masive — procese me rëndësi të veçantë shtetërore dhe historike, të cilat po ndërmerren për herë të parë në Republikën e Kosovës në mënyrë të centralizuar, të verifikuar dhe institucionale. U theksua se këto databaza do të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për dokumentim, hulumtim shkencor, edukim dhe adresim institucional të krimeve të luftës.

Po ashtu, u diskutua edhe për zgjerimin dhe konsolidimin e fondit arkivor e bibliotekar të Institutit, avancimin e proceseve të verifikimit dhe sistemimit të materialeve dokumentuese, si dhe për bashkëpunimin me institucione vendore e ndërkombëtare në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe kujtesës kolektive.

Në takim u veçua edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare “From War to Recovery: A Multidisciplinary Approach Towards Kosovo’s War Trauma”, me pjesëmarrjen e mbi 200 studiuesve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, si një dëshmi e shtrirjes akademike dhe ndërkombëtare të punës së Institutit.

Kurti e falënderoi drejtorin Hetemi dhe stafin e Institutit për përkushtimin dhe punën e bërë, duke vlerësuar rolin e IKKL-së në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërtimin e një baze të besueshme faktesh për brezat e ardhshëm.

Ai theksoi se drejtësia për viktimat, dokumentimi institucional dhe mbrojtja e së vërtetës historike mbeten obligim shtetëror dhe shoqëror i Republikës së Kosovës.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë