Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Bugajski figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve

GD
Gazeta Demos18 tetor 2025 në 18:50
Kurti: Bugajski figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Janusz Bugajskit, analistit të njohur amerikan.

Kurti ka shkruar Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve.

“Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Kërkues shkencor, autor i shumë librave dhe njohës i politikës së jashtme. Intelekti i amerikanit Janusz Bugajski, krahas integritetit profesional, e bën atë figurë të respektuar në mesin e studiuesve dhe analistëve ndërkombëtarë. Si hulumtues i mirë i çështjeve të Ballkanit, kontriboi me shkrime e analiza në rritjen e vetëdijes rreth situatës në rajon përgjatë disa dekadave. Përtej botës akademike, Bugajski shërbeu edhe në administrata amerikane, gjersa ishte aktiv edhe në televizion në emisione të ndryshme. E kam takuar disa herë përgjatë dy dekadave duke filluar prej vitit 1997: te kombinimi i kompetencës me drejtësinë dhe njerëzinë, analisti Bugajski nuk e ka një të dytë.

Janusz Bugajski është figurë e cila do t’i mungojë librit, medias, rrethit të intelektualëve dhe të gjithë neve. Ngushëllime të përzemërta për familjen e më të dashurit e të ndjerit, si dhe për të gjithë ata që e njohën gjatë jetës së tij.

Më shumë nga Lajme

  • 21:32Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë
  • 21:31Shabani: Kurti s’është në Kosovë në kohën kur urgjenca është këtu
  • 21:31Nisma e PDK-së për Specialen, Bajraktari: S’po shoh vullnet të partive politike për ta çuar përpara
  • 21:30Haziri nga sheshi paralajmëron institucionet: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para
  • 21:29Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre