Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në SHBA: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

GD
Gazeta Demos27 shtator 2025 në 22:56
Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në SHBA: Ideali i tyre, udhërrëfyes për të ecur përpara

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, gjatë vizitës së tij në New York.

Kurti u shpreh se ideali i vëllezërve Bytyqi, të cilët u vranë 26 vjet më parë nga forcat serbe, është udhërrëfyes për të ecur përpara.

“Duke i kujtuar e përkujtuar dëshmorët e kombit, në këtë rast vëllezërit Bytyqi, ne ia përkujtojmë vetes sonë se sa i lartë ishte çmimi që kemi paguar për lirinë që e gëzojmë dhe popullin që kemi, por njëkohësisht edhe ideali i tyre na shërben si udhërrëfyes për të ecur përpara, në mënyrë që të arrijmë atë çfarë ata e kanë dashur e për të cilën janë flijuar. Yllin, Agronin dhe Mehmetin do t’i kujtojmë përgjithmonë dhe brezi ynë ka për detyrë që këtë ta bëjnë edhe brezat pas nesh”, u shpreh ai, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Vëllezërit Bytyqi ishin luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesëtarë të njësitit të vullnetarëve “Atlantiku”. Më 23 qershor të vitit 1999, pak ditë pas çlirimit të Kosovës, tre vëllezër shqiptarë kishin ndërmarrë një nismë shumë njerëzore: të përcjellin një familje rome nga Prizreni drejt kufirit me Serbi, që po shkonte drejt Kralevës.

Gjatë këtij udhëtimi, ata të tre e kaluan paqëllimshëm kufirin, për çka u arrestuan nga policia serbe dhe u dënuan nga Gjykata për Kundërvajtje në Prokuple me 15 ditë burgosje. Kur po përfundonin dënimin, tre vëllezërit Bytyqi u dërguan në një bazë trajnimi të policisë serbe, ku u vranë me plumba pas koke dhe ua zhdukën gjurmët.

Trupat e tyre u gjetën në vitin 2001, në një varrezë masive në Petrovo Sello, afër qytezës Kladovo, bashkë me shqiptarë të tjerë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Në tetor të vitit 2019 dhe në korrik të vitit 2022, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, ka miratuar dy rezoluta, me anë të të cilave, ShBA-ja i ka kërkuar veprime konkrete Serbisë dhe bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare, për të nxjerrë para drejtësisë personat e përfshirë në këtë krim.

Më shumë nga Lajme

  • 19:17Musliu: Krejt këta që i kanë gratë shk*na, e duan Albinin dhe i urrejnë çlirimtarët
  • 19:02Tahiri: Strategjia e LVV-së është të mos thërrasë seancën dhe ta çojë Kosovën drejt kaosit
  • 18:55Zhvillimet e sotme në Kuvend, reagon Kusari-Lila
  • 18:54Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja
  • 18:52Bujar Haradinaj i reagon mërgimtarit: Hiqe atë kapelë me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë