“Kur janë ndeshjet e nëntorit në Konferencë Ligë dhe me kë luan Kosova?”.
Kështu e ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ChatGPT-në, teksa në Kuvendin e Kosovës po zhvillohej seanca plenare.
Sokoli, i njohur me nofkën “Profa”, është një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, me përvojë si futbollist, trajner dhe profesor universitar.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar klube të shumta, përfshirë Prishtinën, Lirinë, Gjilanin, Ferizajn dhe Llapin, si dhe ka qenë përzgjedhës i Kosovës.


