Bëhet fjalë për renditjen e 163 vendeve, e cila u bë në bazë të të dhënave mbi gjendjen e paqes në secilin prej 163 vendeve, mbi ekonominë e tyre dhe mbi mënyrën se si (nuk) po zhvillohen shoqëritë paqësore.
U konstatua se këtë vit rënia e këtij indeksi vazhdoi në nivel global.
Arsyeja për këtë është se konfliktet e mëdha janë në nivelin e tyre më të lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.
Përveç kësaj, siç është konstatuar, gjithnjë e më shumë shtete po militarizohen për shkak të tensioneve gjeopolitike në rritje, prishjes së aleancave tradicionale dhe pasigurisë ekonomike në rritje.
“Aktualisht ka 59 konflikte aktive, më shumë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe tre më shumë se vitin e kaluar. Zgjidhja e konflikteve është në nivelin më të ulët në 50 vitet e fundit. Numri i konflikteve që përfunduan me një fitore të qartë ka rënë nga 49% në vitet 1970 në 9% në dekadën e dytë të shekullit të 21-të. Përveç kësaj, numri i konflikteve që përfunduan me marrëveshje paqeje ishte 23% në vitet 1970, ndërsa në dekadën e dytë të shekullit të 21-të ishin 4%”, tregoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnei
U vu re se konfliktet po ndërkombëtarizohen gjithnjë e më shumë, duke e bërë zgjidhjen e tyre më të vështirë.
