Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeziu pyet juristët: A mundet Kushtetuesja ta kthejë 30-ditëshin në pikën zero?

GD
Gazeta Demos24 korrik 2025 në 20:39
Kryeziu pyet juristët: A mundet Kushtetuesja ta kthejë 30-ditëshin në pikën zero?

Kryeziu ka drejtuar pyetje për ish-gjyqtarët kushtetues, juristët dhe ekspertët e së drejtës.

“A mundet Gjykata Kushtetuese ta kthejë 30-ditëshin në pikën zero?” ka pyetur Kryeziu

Ai tha se tashmë Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar dy kërkesa nga LDK dhe PDK, të cilat e vënë në pikëpyetje mënyrën se si është udhëhequr seanca konstituive e Kuvendit.

Pyetje për ish-gjyqtarët kushtetues, juristët dhe ekspertët e së drejtës: A mundet Gjykata Kushtetuese ta kthejë 30-ditëshin në pikën zero?

Gjykata Kushtetuese është duke shqyrtuar dy kërkesa nga LDK dhe PDK, të cilat e vënë në pikëpyetje mënyrën se si është udhëhequr seanca konstituive e Kuvendit.

Nëse konstatohet se Kryesuesi ka vepruar në mënyrë arbitrare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, a mund të vendosë Gjykata që afati 30-ditor nuk është konsumuar në mënyrë kushtetuese?

Kujtojmë rastin e Pacollit (2011): veprimi ishte bërë – zgjedhja e Presidentit – por me shkelje, dhe Gjykata e ktheu në pikën zero. Në rastin aktual, nuk është lejuar të ndodhë veprimi, përkundër vullnetit politik të deputetëve për ta përmbushur mandatin. Kjo është një formë tjetër e shkeljes – bllokimi i qëllimshëm i institucionit.

Gjykata ende nuk ka dhënë përgjigje për mënyrën e udhëheqjes së seancës. Ajo përgjigje do të jetë vendimtare: nëse konstatohet shkelje, kthimi në pikën zero është rruga e vetme kushtetuese për të mbrojtur rendin demokratik.

Deputetët që kanë vepruar në besimin e tyre kushtetues, nuk munden të penalizohen, të ju merret mandati për bllokadën e shkaktuar nga një deputet me mandat teknik. Nëse Gjykata nuk e sqaron kushtetutshmërinë e udhëheqjes së seancës, pasoja do të jetë legjitimimi i një akti antikushtetues që rrezikon të kthehet në precedent.

Më shumë nga Lajme

  • 14:19Beogradi ndahet i kënaqur me aktgjykimin, Daçiq thotë se u konfirmuan pretendimet e Serbisë për UÇK-në
  • 14:19Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin
  • 14:07Arrestime në Hagë, policia holandeze i përdor edhe qentë kundër protestuesve shqiptarë
  • 14:06Çitaku: Hashimi me shokë, me qëndrimin e tyre dinjitoz na e kujtuan sa të pathyeshëm janë
  • 13:55Bahtiri: Kërkoj urgjentisht të mblidhet Kuvendi