Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeziu: KQZ është shndërruar në një institucion të politizuar dhe të paaftë, po e dëmton Kosovën

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 08:43
Kryeziu: KQZ është shndërruar në një institucion të politizuar dhe të paaftë, po e dëmton Kosovën

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, e ka kritikuar ashpër KQZ-në për vendimet e fundit.

Ai ka vlerësuar se ky institucion është shndërruar në një institucion të politizuar dhe të paaftë.

Kryeziu ka shkruar se KQZ-ja me veprimet dhe mosveprimet e saj po e dëmton drejtpërdrejt demokracinë zgjedhore dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës.

“KQZ është shndërruar në një institucion të politizuar dhe të paaftë, i cili me veprimet dhe mosveprimet e veta po e dëmton drejtpërdrejt demokracinë zgjedhore dhe interesat kombëtare të Republikës së Kosovës. Papërgjegjësia e anëtarëve të saj dhe mungesa e theksuar e profesionalizmit kanë cenuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor, duke e zhbërë reputacionin që Kosova kishte ndërtuar si shembull pozitiv në zhvillimin e demokracisë zgjedhore, përfshirë edhe vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar ai, duke treguar se cili nga vendimet e KQZ-së ishte skandaloz.

“Vendimi i radhës, skandaloz dhe i pajustifikueshëm, për të mos publikuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe përbën cenim të rëndë të së drejtës së përfaqësimit politik dhe ka shkaktuar reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare. Ky veprim po ashtu rrezikon të prodhojë vonesa serioze në procesin e certifikimit të zgjedhjeve, vonesa këto të papranueshme që po e shtyjnë vendin drejt konsumimit të afateve kushtetuese dhe po e rrezikojnë drejtpërdrejt konstituimin e institucioneve, duke e futur Kosovën në prag të një krize të re institucionale”, ka shkruar ai.

Ismet Kryeziu

Më shumë nga Lajme

  • 13:51“Po injorohet situata për presidentin”, Tahiri: Na ka hyrë debati kush është ma patriot e kush shpiun
  • 13:44Deputeti Fatos Geci nuk i votoi as Deklaratën për Specialen as Vlora Çitakun
  • 13:43Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë për çështjen Hyseni, Presidenca jep detajet
  • 13:40Tahiri i PDK-së: Qeveria s’ka arsye të vonohet, të sillet me urgjencë ndryshimi i Ligjit për Specialen
  • 13:35Kush ishin 43 deputetët që nënshkruan për thirrjen e seancës për zhbërjen e Gjykatës Speciale në vitin 2017