Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj propozimit të Albin Kurtit për formimin e një qeverie me 20 ministri, duke e cilësuar atë si shenjë të burokracisë dhe keqpërdorimit të pushtetit.
Sipas tij, përmasat e kabinetit të ri janë të pajustifikuara për një vend të vogël si Kosova. Ai gjithashtu ka ironizuar propozimin e Dimal Bashës për ministër, ndonëse ky i fundit është zgjedhur së fundi kryetar i Kuvendit.
“Në vitin 2025, të propozohet një kabinet qeveritar me 20 ministra për një vend të vogël si Kosova, me aq pak banorë sa kemi, nuk është reformë, është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit. E, hajgarja më e madhe është kur kryetari i Kuvendit, i zgjedhur vetëm para dhjetë dite, propozohet për ministër!?”, ka deklaruar Kryeziu.
