Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetari i Bujanocit: Veç presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete në Luginë

GD
Gazeta Demos7 dhjetor 2025 në 19:44
Kryetari i Bujanocit: Veç presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete në Luginë

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas diskutimeve në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, pasi amerikanët janë në dijeni edhe të zhvillimeve në Luginën e Preshevës, sidomos rreth pasivizmit të adresave të shqiptarëve.

Pajaziti e quajti lajm të mirë faktin që ky problem po trajtohet në nivel të lartë amerikan, ndonëse, sipas tij, reagimi ka ardhur shumë vonë.

Ai theksoi se deri tani janë pasivizuar rreth 8 mijë adresa të shqiptarëve, duke ngritur shqetësimin se çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen.

“Dhe çka do të ndodhë në të ardhmen për këta shqiptarë? Dhe se nëse nuk kthehet gjendja para vitit 2010-të, edhe nëse ndalet pasivizimi nuk mund të jemi të kënaqur. Edhe ashtu një ditë pasivizimi do të ndalet, pasi që populli shqiptarë nuk pasivizohet”, deklaroi Pajaziti.

Ai më tej theksoi se vetëm presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“Shqiptarët kanë pasur shpresa që qeveria aktuale, apo ish-qeveria ka kërkuar shumë herë reciprocitet dhe kemi qenë të bindur se kjo do të ndodhë, por këtë nuk e kemi parë deri tash. Nuk u pranua as nga BE dhe as nga Serbia çështja e Luginës, jemi vonë në disa aspekte, mirëpo nuk humbim shpresën po punojmë çdo ditë me faktorin ndërkombëtar, shumë e rëndësishme ndihma e Kosovës dhe Shqipërisë në forume ndërkombëtare. Vetëm presioni ndërkombëtar mund të sjellë rezultate konkrete sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë”, tha ai./klankosova

bujanovci

Më shumë nga Lajme

  • 10:40PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme
  • 10:19Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës
  • 10:17Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Ideali i tij për një ushtri të rregullt e institucionale u jetësuan
  • 10:17Rama publikon foto të kryeqytetit të “mbuluar” me flamuj të UÇK-së: Prishtina më e bukur se kurrë
  • 10:16Gjeneral Jashari uron Breuerin për zgjedhjen në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s