Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetari i AGK, Rexha: Mbi 60 sulme ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2025

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 10:39
Kryetari i AGK, Rexha: Mbi 60 sulme ndaj gazetarëve në Kosovë gjatë vitit 2025

Nuk janë të pakta rastet kur gazetarët në Kosovë janë përballur me kërcënime dhe sulme, përfshirë këtu edhe sulme nga krerë institucionalë dhe zyrtarë të partive politike, me theks të veçantë nga ajo e Vetëvendosjes.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, për Ekonomia Online, ka thënë se gjatë vitit 2025 janë shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Megjithatë, ai theksoi se këto sulme nuk kanë mundur t’i demotivojnë gazetarët, të cilët vazhdojnë të ecin përpara dhe të realizojnë misionin e tyre, përfshirë zbërthimin e aferave të ndryshme dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

“Po vitit 2025 ka qenë një vit me të vërtetë i vështirë dhe me sfida për gazetarët e Kosovës. Mund ta quajmë një vit që normal në kuptimin që nuk ka pasur tensione siç ishin në vitin 2023 dhe në atë që do të duhej te ishte vit normal. Për shkak te zgjedhjeve në shkurt dhe zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet në fund te vitit gazetaret kanë qenë cak i sulmeve te formave dhe llojeve të ndryshme që kanë ardhur kryesisht nga krerët e institucioneve të Kosovës, duke filluar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe VV-së aty këtu ndonjë deputet të partive të tjera ish opozitare të cilët kanë sulmuar gazetaret për shkak të punës që bëjnë. Kjo është e dënueshme, është për keqardhje. Deri në dhjetor keni shënuar mbi 60 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe kjo dëshmon që puna e gazetarëve vazhdon të mbetet e vështirësuar. Fatmirësisht këto sulme nuk i kanë demotivuar shumicën e gazetarëve punë e tyre, puna e tyre ka qenë jetike për të zbuluar shumë afera korruptive të Qeverisë Kurti dhe institucioneve të tjera të pavarura të fushatave në Kosovë”, deklaroi Rexha.

Ai u shpreh se viti është karakterizuar edhe nga rrëzimi i Lgjit për Këshllin e Pavraur për Media (KPM) nga Gjykata Kushtetuese dhe problemet e RTK-së.

Rexha ka nënvizuar edhe kontrollin që Lëvizja Vetëvendosje ushtron mbi transmetuesin publik.

“Është viti kur Gjykata Kushtetuese ka rrezuar ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM), ne jemi të lumtur që në këtë vit ka rrëzim të ligjit të tillë. Ka qenë viti në të cilën RTK-ja është përballur me shumë probleme. Dy herë protesta për shkak të mos gatishmërisë së Qeverisë Kurti për ta ndarë buxheti, natyrisht për shkak të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ne shprehim keqardhje që RTK-ja në masë të madhe është i kontrolluar nga partia politike në pushtet Vetëvendosje dhe narrativa e transmetuesit publik në masën më te madhe shërben si propagandë e Qeverisë Kurti. Kjo është për keqardhje, televizioni publik duhet të lihet i qetë i pavarur. Shpresoj që vitin e ardhëm do të bëhet ligji i ri që do ta rregullonte edhe pronën e transmetuesit publik. Ka pasur edhe kërcënime me jetë, disa raste kanë shkuar në gjykatë. Kemi dy raste që janë dënuar njerëzit për incidentet në veri. Një vit i vështirë por e kemi mbyllur duke dhënë edhe çmimet vjetore që kanë treguar se sa e rëndësishme është puna e gazetarëve”, potencoi ai.

Gazetarët po vihen në rrezik edhe nga sulmet online dhe disa raste fizike, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve.

“Siguria e gazetarëve është vënë në rrezik nga sulmet online që vijnë nga institucionet kujtoj që në shkurt ka pasur edhe sulme fizike nga gazetaret e Klan Kosovës dhe Nacionales, në fushatën zgjedhore të përkrahësve politikë te VV-së edhe në ditët e zgjedhjeve, retorika ngjitëse, gjuha e urrejtjes që vjen ndaj gazetarëve online shpeshherë bartet në rrugë. Për neve është alarmuese thirrja jonë është për të gjithë krerët e institucioneve për pjesëmarrësit e jetës publike të mos bëjnë fushata denigruese ndaj gazetarëve nëse kanë vërejtje për punën e tyre të dërgojnë ankesat në KMSHK”, tha Rexha.

AGKxhemajl rexha

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë