Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryesindikalisti i Trepçës alarmon: Problemet me paga dhe mungesa e investimeve po detyrojnë emigrimin

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 08:32
Kryesindikalisti i Trepçës alarmon: Problemet me paga dhe mungesa e investimeve po detyrojnë emigrimin

Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen çdo ditë me kushte të rënda pune, mungesë të sigurisë teknike dhe pagë të pamjaftueshme.

Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë, veçanërisht në përmirësimin e mikroklimës brenda minierave, janë kthyer në problematika serioze që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.

Këto kushte jo të favorshme po detyrojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të largohen nga vendi, duke e lënë sektorin pa fuqi punëtore.

Nga Sindikata se Minatorëve, kanë ngritur alarmin për nevojën e ndërhyrjeve të menjëhershme dhe konkrete për të shmangur problemet madhore në këtë ndërmarrje.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat po punojnë minatorët, veçanërisht sa i përket mikroklimës brenda minierave dhe mungesës së investimeve të nevojshme.

Ai tha se temperaturat e larta dhe mungesa e pajisjeve po cenojnë seriozisht shëndetin e punëtorëve.

“Sfidat më të mëdha të minatorëve janë kushtet bazike sidomos mikroklima në minierë është jashtëzakonisht e nevojshme për shkak të temperaturave të larta dhe për shkak të mos investimeve në ndërmarrje po krijon sfida tek minatorët dhe shëndeti i tyre”, deklaroi ai për Front Online.

Januzi gjithashtu theksoi vështirësitë në realizimin e pagave për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.

“Ka sfida në realizimin e pagave për shkak të çështjeve përmbarimore obligimeve e borxheve të akumuluara ndër vite është krijuar vështirësi në realizimin e pagave në afatet kohore, muajt e fundit ja kemi dal disi me vështirësi të mëdha”, u shpreh ai.

Tutje, januzi u ankuar edhe për pagat duke thënë se pagat janë shumë të ulëta karshi inflacionit.

“Një pagë e minatorit ka mbetur shumë ulët krahasim me lëvizjet e çmimeve të tregut me inflacionin në vend, duke marrë përbaz edhe borxhet e ndërmarrjes kemi mbet në një udhëkryq e s’po dimë si të veprojmë”, potencoi Januzi.

Sipas Januzit, mosqëndrueshmëria financiare po shtyn shumë minatorë të kërkojnë mundësi pune jashtë vendit.

“Mos qëndrueshmëria financiare po ndikon negativisht tek vendimet e minatorëve ku po emigrojnë jashtë vendit në këto vitet e fundit punëtorët”, përfundoi Januzi.

Më shumë nga Lajme

  • 22:55Musliu: Kur ju konvenon UÇK-ja është e krejtve, kur s’ju konvenon UÇK-ja është e juaja
  • 22:4258-vjeçari shqiptar plagoset rëndë nga një 17-vjeçar në Greqi
  • 22:34I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit
  • 22:15Familja e Gjyljeta Ukellës dërgon letër i shprehin ngushëllime familjes Bugujevci
  • 21:54Vrasjet në Gjilan, reagon kryetari: Nesër do të thërras në mbledhje urgjente Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi