Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 19:27
Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetje të plotë për kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të mbajtur sot.

Përmes një postimi në Facebook, Kryesia Qendrore e LDK-së tha se mbështet Abdixhikun në ushtrimin e mandatit të tij për udhëheqjen e proceseve politike dhe organizative të partisë, si dhe në procesin e formimit të institucioneve të Kosovës përmes diskutimeve me partitë e tjera parlamentare.

“Kryesia Qendrore vlerëson se rezultati zgjedhor, ndonëse shënon rritje të LDK-së, nuk përmbush synimet dhe pritjet tona politike. Prandaj, përgjegjësia për të vazhduar punën, për të adresuar mangësitë dhe për ta shndërruar këtë rritje në besim edhe më të gjerë qytetar, është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha niveleve drejtuese dhe organizative të partisë. Kryesia Qendrore shpreh mbështetjen e plotë për Kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, në ushtrimin e mandatit për udhëheqjen e proceseve politike e organizative të partisë; si dhe procesin e formimit të institucioneve të Republikës nëpërmjet diskutimeve me partitë e tjera parlamentare”, thuhet në postim.

Në të njëjtin postim, LDK vlerësoi se rezultati i fundit zgjedhor shënoi rritje për partinë, por nuk përmbushi synimet dhe pritjet politike.

Postimi i plotë:

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:08Lladrovci: Sjellja normale në situatë jonormale është “non sens”
  • 15:53“Eskalon” ndaj VV-së Shpend Gjocaj: Zagarë, keni ardhë në pushtet me armë e sot u tërbuat nga dy vezë
  • 15:33Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm
  • 15:32“Grupi PLAS”, Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska
  • 15:03Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare