Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeprokurori Gashi kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie nga prokuroritë

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 16:49
Kryeprokurori Gashi kërkon më shumë efikasitet dhe llogaridhënie nga prokuroritë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar ngritjen e efikasitetit, profesionalizmit dhe forcimin e llogaridhënies nga prokurorët gjatë vizitave zyrtare që ka zhvilluar sot në tri prokurori të vendit.

Gashi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, ka vizituar Prokurorinë e Apelit, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja nga afër me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballen prokurorët gjatë punës së përditshme, si dhe identifikimi i nevojave profesionale për të ofruar zgjidhje institucionale.

Gjatë takimeve, Kryeprokurori Gashi ka prezantuar edhe veprimet e ndërmarra që nga emërimi i tij në këtë pozitë, duke vënë theksin te krijimi i mekanizmave për përmirësimin e cilësisë së punës dhe forcimin e integritetit të prokurorëve.

Ai ka shprehur mbështetje të parezervë për prokurorët në ushtrimin e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor, por njëkohësisht ka kërkuar më shumë përgjegjësi dhe rezultate konkrete në punë.

Këto vizita janë pjesë e iniciativës së Kryeprokurorit të Shtetit për të vizituar të gjitha prokuroritë e Kosovës, me synim përmirësimin e funksionimit të sistemit prokurorial dhe forcimin e sundimit të ligjit.


gashikryeprokuroriprokuroritë

Të ngjashme

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së

Kryeprokurori i Shtetit priti në takim delegacionin nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së

16:45

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Deputeti gjerman mbështet protestën: Studentët kërkojnë fundin e korrupsionit
  • 17:16Garantim i rendit apo tejkalim i forcës? Pretendimet për ndërhyrjet e policisë në protesta
  • 17:15Kos e Merz në Budvë në kuadër të Procesit të Berlinit, të ftuar edhe Kurti e Rama
  • 16:50Hapet xhamia në Podujevë mes kundërshtimeve për imamin, Policia jep detaje
  • 16:46Aksioni i AUV dhe Ministrisë la pa punë rreth 200 punëtorë, Shoqata e qumështarëve: Nga 1 nëntori priten largime tjera