Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 20:24
Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka marrë pjesë në tubimin parazgjedhor të listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur të enjten mbrëma në Novi Sad, ku i ka shprehur mbështetje kandidatit për kryeministër, Aleksandar Vuçiq, para zgjedhjeve që do të mbahen më 25 tetor. 

Fico e nisi fjalimin në gjuhën serbe, duke thënë se ishte i lumtur që arriti të merrte pjesë në tubim, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme se nuk do të ishte i pranishëm për shkak të angazhimeve në samitin e Bashkimit Evropian (BE).

“Kur tha dikush se nuk do të vija? Ja ku jam, të dashur qytetarë të Novi Sadit dhe të Serbisë. Më erdhi shumë keq që nuk munda të isha në Beograd para dy javësh. Prandaj, i dërgova një mesazh mbështetjeje mikut tim Aleksandar, por tani dua ta shpreh këtë mbështetje personalisht, para jush”, ka thënë Fico.

Ai theksoi se nuk kishte ardhur për t’u treguar qytetarëve serbë se si duhet të votojnë, siç, sipas tij, bëjnë “disa të huaj të tjerë”.

Fico e lavdëroi Vuçiqin, duke e përshkruar si një lider me vizion të qartë për Serbinë dhe duke vlerësuar zhvillimin ekonomik të vendit nën udhëheqjen e tij.

“Zgjedhjet janë momenti kur ju vendosni nëse dëshironi që kjo të vazhdojë. Ju duhet të jeni një lider i vërtetë, një lider me shtyllë kurrizore. Është e rëndësishme të thuhet ‘jo’ kur të tjerët kërkojnë që të mendojmë dhe të veprojmë njësoj si ata”, ka deklaruar kryeministri sllovak.

Ai ka thënë se e mbështet Vuçiqin sepse, sipas tij, mbron sovranitetin e Serbisë dhe të drejtën e saj për të vendosur vetë. Fico kritikoi gjithashtu ato që i quajti qendra të jashtme të ndikimit, të cilat, sipas tij, dëshirojnë një Serbi më të dobët dhe i vendosin kushte të reja për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri sllovak foli edhe për pozitën e pakicës kombëtare sllovake në Vojvodinë, duke falënderuar autoritetet serbe për trajtimin e bashkëkombësve të tij.

Në përfundim të fjalimit, Fico u ndal te qëndrimi i Sllovakisë për Kosovën, duke premtuar se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në këtë çështje.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Gjithmonë do të keni tek unë një mik të vërtetë”, ka thënë Fico, duke u bërë thirrje qytetarëve serbë që të ruajnë paqen, stabilitetin dhe përparimin.

Sllovakia është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, krahas Spanjës, Qipros, Rumanisë dhe Greqisë

kryeministrisllovaktubimin

Më shumë nga Lajme

  • 21:10Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
  • 20:55Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve
  • 20:34Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje
  • 20:23Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
  • 20:15‘Eskalon’ Peci: Çfarë kriminelash, paralajmërojnë gjakderdhje…