Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 22:45
Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq kritikon mungesën e reagimit serioz nga Bashkimi Evropian për sulmin e armatosur serb në Banjskë, Kosovë, në shtator të vitit 2023.

Plenkoviq, ka theksuar sot në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni se sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në Kosovë, nuk e ka marrë vëmendjen e duhur nga Bashkimi Evropian (BE), liderët e së cilës e kaluan pa ndonjë vërejtje serioze për Serbinë.

“Sulmi në Banjskë, i cili kaloi pa deklarata ose artikulime serioze nga askush në BE. Ne bëmë sikur nuk ndodhi”, tha Plenkoviq, shkruan INDEX-HR, transmeton KosovaPress.

Mëngjesin e 24 shtatorit 2023, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër, në një sulm terrorist nga një grup i organizuar në Banjskë të Zveçanit.

Sulmi u dënua nga krerët e shtetit dhe ndërkombëtarët, duke bërë thirrje që autorët të dalin para drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 shtator 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist në Banjskë. Ata ngarkohen për vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, konkretisht “Veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Financimi i terrorizmit dhe shpëlarjes së parave”

Kroacia

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Senatorja amerikane: Zhvillimet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Shqipëri
  • 11:32Hamza në 27-vjetorin e PDK-së: Jemi forca politike me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës
  • 11:10I mbështjellur në pakon e qumështit, SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në Burgun e Dubravës
  • 11:08Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për narkotikë
  • 11:06Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime