Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri holandez: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 14:03
Kryeministri holandez: Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Kryeministri holandez, Rob Jetten nga Ankaraja ku po mbahet samiti i NATO-s ka folur në lidhje me Kosovën dhe nëse ajo do të bëhet një ditë pjesë e NATO- s.

Në përgjigjen e tij, kryeministri holandez theksoi se shpreson që Kosovë të bëhet një ditë pjesë e familjes evropiane.

“Unë shpresoj që Kosova do të bëhet pjesë e familjes evropiane një ditë, po”, ka thënë Jetten për Euronews Albania.

Samiti i NATO-s në Ankara ka mbledhur sot zyrtarë të lartë të Aleancës, përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnere, drejtues të industrisë së mbrojtjes dhe ekspertë të inovacionit teknologjik.

Sipas NATO-s, ky forum përbën një nga aktivitetet më të rëndësishme të nivelit të lartë kushtuar prodhimit, investimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse në hapësirën transatlantike.

Në fokus të diskutimeve është zbatimi i planit të NATO-s për rritjen e investimeve në mbrojtje deri në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe mënyrat se si këto investime do të shndërrohen në kapacitete më të avancuara ushtarake, bashkëpunim më të ngushtë mes aleatëve dhe projekte të përbashkëta të prokurimit.

Samiti i NATO-s në Ankara konsiderohet një nga takimet më të rëndësishme të Aleancës në vitet e fundit, me synimin për të përcaktuar drejtimet e reja të bashkëpunimit dhe investimeve në sigurinë kolektive për vitet e ardhshme.

Më shumë nga Lajme

  • 17:43Paralajmëron Adriatik Kelmendi: Kjo datë do të mbetet në histori si dita e zezë
  • 17:39Merret vendimi zyrtar për vazhdimin e seancës konstituive
  • 17:22‘Ethet e Nilit’, konfirmohet rasti i parë i virusit në Kosovë
  • 17:09Zyrtari i VV-së i reagon ashpër LDK-së: Oferta e Kurtit është më e lartë se sa fuqia që ju dha elektorati
  • 17:05Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje nga komunikimi i tyre