Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryediplomati shqiptar: Vdekja e Mlladiqit nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë historinë

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 08:03
Kryediplomati shqiptar: Vdekja e Mlladiqit nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë historinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar pas vdekjes së ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska dhe krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mlladiq, duke theksuar se vdekja nuk e fshin fajin dhe nuk mund ta rishkruajë të vërtetën historike, transmeton Anadolu.

“Ratko Mlladiq, një vrasës brutal, i dënuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, ka vdekur në burg”, shkroi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

Duke iu referuar vendimit ndaj Mlladiqit, kryediplomati shqiptar kujtoi fjalët e gjykatësit kryesues Alphons Orie, i cili gjatë shpalljes së dënimit me burgim të përjetshëm kishte thënë se krimet e Mlladiqit renditeshin “ndër më të tmerrshmet të njohura për njerëzimin”.

Hoxha përmendi gjithashtu ish-presidentin serb dhe jugosllav Slobodan Millosheviq, të cilin e cilësoi si mbështetësin politik të Mlladiqit dhe “arkitektin e një pjese kaq të madhe të tragjedisë së Ballkanit”.

Ai kujtoi se Millosheviq vdiq në Hagë pa përfunduar procesi gjyqësor ndaj tij, duke e përshkruar këtë si “një kujtesë të dhimbshme të kufijve të drejtësisë kur autorët largohen nga kjo botë përpara se procesi i plotë gjyqësor të mund të përfundojë”.

“Por vdekja, në cilindo rast, qoftë pas dënimit apo gjatë procesit gjyqësor, nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë të vërtetën historike. Srebrenica, Sarajeva, Kosova dhe të gjitha viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi nuk meritojnë as harresë, as revizionizëm”, theksoi Hoxha.

Ai theksoi gjithashtu nevojën që përmes drejtësisë, shërimit, pajtimit, bashkëpunimit dhe një vizioni të përbashkët evropian të sigurohet që “monstra të tillë dhe politikat e tyre të mos kthehen kurrë më në rajon apo askund tjetër”.

Mlladiq vdiq sot në moshën 84-vjeçare teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë. Ai ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë gjenocidin e Srebrenicës të vitit 1995.

mlladiqitvdekjafshin

Më shumë nga Lajme

  • 09:40Rama: Abazi u dëbua nga Kosova si rrezik për sigurinë, tani pajiset me shtetësi
  • 09:28Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport me shkrim për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
  • 09:25Vrasjet e fundit në Kosovë, Miftaraj kritikon Qeverinë: E kanë kthyer jetën në kronikë të zezë, jeta e njeriut vlen veç një votë në ditën e zgjedhjeve
  • 09:25Kearns: Vuçiqi mohon gjenocidin, ndërsa Mladiqi varroset me nderime shtetërore.
  • 09:19Prokuroria deklarohet për krimin e rëndë në Prizren ku vdiq 14-vjeçari