Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për pastrimin e borës në autoudhë, si dhe në rrugët nacionale e rajonale.
Përmes një postimi, Basha ka thënë se ekipet kanë pastruar borën dhe kanë hedhur kripë për të parandaluar ngricat, ndërsa puna ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit.
Ai i ka falënderuar të gjithë punëtorët për angazhimin gjatë natës, ndërsa u ka bërë thirrje shoferëve që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, pasi reshjet e borës po vazhdojnë.
