Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 21:07
Kreshnik Smajlaj zgjedhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj, është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha se kryeqyteti ka një rëndësi të veçantë për Aleancën.

“Prishtina është qendra ku matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës. Prandaj, gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i ofruam mbështetje konkrete dhe vëmendjen që meriton një kryeqytet evropian”, tha Haradinaj.

“Sot, në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në Prishtinë, ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin Ardian Gjini të shohim mobilizimin dhe energjinë e strukturave tona. Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, shtoi ai.

Ai e falënderoj kryetarin e deritanishëm, Brahim Mehmetaj, për angazhimin dhe kontributin e dhënë në krye të Aleancës në Prishtinë, si dhe për shërbimin e vazhdueshëm ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

“Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën, drejt përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit”, deklaroi kreu aktual i AAK-së.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 18:58Vrasja në Suharekë, reagon fshati nga i cili vjen i dyshuari: Jemi të tronditur…
  • 18:37Derisa po ua mbante testin studentëve është ndalur rryma, Bajrami: Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese
  • 18:34Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
  • 18:26“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë
  • 18:18Raportohet se Policia është informuar se Jakup Krasniqi do të qëndrojë në Kosovë për 4 ditë