Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi: U shpërfill Kushtetuta, partia fituese e ka kthyer Kuvendin në Big Brother

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 12:26
Krasniqi: U shpërfill Kushtetuta, partia fituese e ka kthyer Kuvendin në Big Brother

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të përmbyllur seancën konstituive edhe pse s’është zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb e që nuk mund të konsiderohet Kuvendi i konstituuar.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është shpërfillje e Kushtetutës e rregullorës së punës dhe shtoi se Lëvizja vetëvendosje që nga prilli e ka bërë këtë në seancën konstituive.

“Përkundër faktit që ne e mundësuam një proces që do të zhbllokonte krizën politike, do të na nxirrte si politikë nga situata. Lëvizja Vetëvendosje qartë s’e ka këtë qëllim. Është populizëm që duan të mbijetojnë politikisht, por kjo papërgjegjësi mund të sjellë pasoja. Një gjë është e ditur që s’varet nga vullneti apo interpretimi i kryetarit të Kuvendit se përfundon a jo seanca konstituive kur kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës. Këta s’mërzitën as për njërën as për tjetrën”.

“Tendenca dhe shkelja e vazhdueshme nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Normalisht që një gjë e tillë po vazhdon edhe sot”.

Krasniqi tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në një ‘reality show’.

“Kjo është përtej talljes me shtetin, kjo është edhe e rrezikshme. Asnjëherë në historinë e parlamentarizimit të Kosovës nuk ka ndodhë që partia që ka fituar zgjedhjet me e kthye në një Big Brother Kuvendin e Kosovës. Me e pa se kush po eliminohet e kush jo, e kush po fiton e kush po humb. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë sepse ka pasë përgjegjësi. Ka një qasje shpërfillëse për Kushtetutën dhe rendin kushtetues”.

Më shumë nga Lajme

  • 18:47Deklarimet e Daçiqit për “flamurin serb mbi Prizren” e pamjet e Radojiçiqit me djalin e Vuçiqit, Konjufca: S’janë provokime të izoluara
  • 18:30Blogu ushtarak italian për Kosovën: Veriu burim i destabilitetit – dialogu me Serbinë mes ngërçit e armiqësisë me fjalë
  • 18:19Zemaj reagon ndaj deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO
  • 18:15Altin Krasniqi uron 27-vjetorin e PDK-së: Parti e dalë nga Drejtoria Politike e UÇK-së
  • 18:07Protestë në Bruksel kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve e UÇK-së