Kandidati i AAK-së për deputet, Dardan Krasniqi, ka folur për një deklaratë të vëllait të tij, Alban Krasniqi, i cili pas një interviste të Ramush Haradinajt ka thënë se “loti i nënës së dëshmorëve e vret këdo që e keqpërdor”.
Dardan Krasniqi ka thënë se e di që edhe vëllait të tij Albanit i vjen keq për lotët e Ramush Haradinajt dhe nënës Rukë, por që deklarimet e tij vijnë si pasojë e diskursit të nxitur nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Me ma nguc dikush Albanin, e shihni se çka bëjë për të, NUK ka fe as parti që na ndan”, ka dekraluar ndër tjera ai.
