Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Krasniqi kritikon qeverisjen Kurti, kërkon mbështetje në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Ne jemi në krahun e popullit

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 20:53
Krasniqi kritikon qeverisjen Kurti, kërkon mbështetje në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Ne jemi në krahun e popullit

Kandidati i AAK-së për deputet të Kuvendit, i cili garon me numër 23, Besnik Krasniqi ka kritikuar qeverisjen Kurti.

Krasniqi tha se qeverisja e tij solli përçarje, izolim dhe stagnim.

“Kosova, miq, ka nevojë për shërim të plagëve, ka nevojë për unitet, për partnerë të besueshëm dhe për fuqizim real ekonomik brenda vendit, si dhe për partneritet të fortë diplomatik jashtë tij. Me vite ju kemi paralajmëruar për keqqeverisjen e këtij klani politik që erdhi me fjalën “shpresë”, por solli përçarje, izolim dhe stagnim”, tha ai.

Me këtë rast, Krasniqi kujtoi rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i kërkuar qytetarëve mbështetjen e tyre.

“Sot jemi përballë një sfide të madhe më 28 Dhjetor. Nuk është thjesht datë zgjedhjesh, është provë përgjegjësie. Na duhet krahu juaj, sepse ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi në krahun e popullit. As dje, as sot, e as nesër nuk kemi ndërruar anë. Ashtu siç kemi qenë gjithmonë, krah njerëzve, krah Kosovës.

Koha e fjalëve boshe ka kaluar. Tash është koha e vendimeve të drejta”, tha ai.

Besnik krasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 18:03“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë
  • 17:54Aksion policor në Pejë – arrestohet një person, i gjenden armë zjarri dhe rreth 300 gramë marihuanë
  • 17:48Murtezaj: Situata e sigurisë në botë po ndryshon për të keq, Kosova në disa aspekte qëndron mirë
  • 17:48Dyshohet se shkaktoi aksident dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet 40-vjeçari në Ferizaj
  • 17:34Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj