Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se fjalimin e tij do ta mbajë pas seancës së orës 22:00 të shtunën. Fillimisht, ai kishte paralajmëruar një deklaratë pas përfundimit të seancës së orës 14:00, por situata ndryshoi.

Krasniqi u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si po menaxhohet procesi i konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si të paprecedentë:

“Meqë vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare dhe imponuese nga ana e kryesuesit dhe na ftoi përsëri të jemi edhe njëherë në orën 22:00, siç po shihet për ta vazhduar talljen me qytetarët fjalimin tim do ta mbaj atëherë. Kam pasur nderin jetësor të zgjidhem deputet i Kuvendit të Kosovës 7 herë më radhë dhe situatë më absurde dhe problematike nuk ka pasur asnjëherë”, tha Krasniqi.