Edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

Krasniqi u shpreh i bindur se, sikurse edhe në rundin e parë, procesi do të zhvillohet me rregull.

“Sot në të gjitha komunat ku ka balotazh për kryetar të komunave, unë i ftoj qytetarët që të dalin dhe të marrin pjesë pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë. Secili prej tyre mund ta luaj një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë në katër vitet e ardhshme. Me shpresën që do të kemi një dalje masive dhe substanciale që vërtetë do të reflektojë vullnetin e qytetarëve. Uroj që edhe ky proces të shkoj me rregull sikurse rundi i parë. Ditë e mirë për Kosovën, për komunat dhe besoj që përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi që i jep drejtim katër viteve të ardhshme”, deklaroi Krasniqi për mediat pasi votoi.