Deputeti Nezir Kraki, deklaroi se “Gjykata Speciale s’ka me vu drejtësi”, prandaj ai tha që është rreshtuar kundër saj që nga fillimi.

Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë esenciale.

“Nuk mundet me u përzi lufta e kontributi me ato çka kanë mujtë me i bo pasluftës, për të cilat jam shumë kritik. Unë jam rreshtu prej fillimit kundër Gjykatës Speciale sepse nuk mendoj që Gjykata Speciale ka me vu drejtësi. Edhe pse për vrasjet e pasluftës sidomos nga LDK-ja, dikush në një moment ishte dashtë me u marrë me ato çështje sepse janë të ndjeshme…”, tha Kraki në Pressing