Sipas tij, partitë tjera shqiptare po bëjnë shkelje flagrante që s’po marrin pjesë në votimin për krijimin e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Komisioni është teknicialitet”, tha Kraki, ndërsa paralajmëroi se do t’i kërkojnë sërish mendim Kushtetueses.
“Ne jemi të obliguar që ta kërkojmë ndoshta edhe një mendim të Gjykatës Kushtetuese, edhe një ndërhyrje, që të jetë më e qartë, më precize dhe të mos ia mundësojë secilit të ketë interpretim të dyfishtë ose trefishtë”.