Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ tregon se si zgjidhen kryetarët e komunave dhe asamblistët, kështu duhet plotësuar fletëvotimi

GD
Gazeta Demos12 tetor 2025 në 07:24
KQZ tregon se si zgjidhen kryetarët e komunave dhe asamblistët, kështu duhet plotësuar fletëvotimi

Edhe në Zgjedhjet e sotme Lokale, Kryetarët e Komunave dhe anëtarët e Kuvendeve Komunale do të vazhdojnë të zgjidhen sipas mënyrës së njëjtë, si në proceset e kaluara zgjedhore.

Në mënyrë që një kandidat të fitojë në raundin e parë, ai/ajo duhet që të fitojë 50%, +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesit kanë të drejtë të votojnë vetëm për një kandidat për asamblist.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Ekonomia Online ka shpjeguar se Ligji për Zgjedhjet Lokale është i njëjti që nga viti 2008 dhe rrjedhimisht edhe zgjedhja e Kryetarëve të Komunave dhe anëtarëve të Kuvendeve Komunale, ka mbetur të njëjtë, si në zgjedhjet e viteve të kaluara.

“Mënyra e votimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Komunës është e njëjtë, si në zgjedhjet e mëhershme. Secili Kryetar i Komunës zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e komunës, ku janë të regjistruar. Kandidati zgjidhet kryetar i komunës nëse fiton 50%, plus 1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. E, nëse kjo nuk arrihet, atëherë pas katër javësh organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme. Kandidati, i cili fiton shumicën e votave në rrethin e dytë zgjidhet kryetar i komunës”, tha Elezi.

Sipas tij, e pandryshuar ka mbetur edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për kuvendet komunale, ku votuesi do të ketë të drejtë të votojë vetëm për një subjekt politik si dhe të përzgjedh një kandidat për asamblist nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik.

“Edhe mënyra e votimit në zgjedhjet për Kuvende Komunale ka mbetur e njëjtë, si në zgjedhjet e kaluara lokale. Pra, në anën e majtë të fletëvotimit votuesi voton vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij subjekti politik”, tha Elezi.

Numri i subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 93, prej të cilave: 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 5,624 kandidatë, prej të cilëve 205 kandidatë për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 5,419 kandidatë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Nga numri i përgjithshëm, vetëm për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave janë certifikuar 205 kandidatë, prej të cilëve 185 burra dhe 20 gra. Ndërkaq, në zgjedhjet për Kuvende Komunale janë certifikuar 5,419 kandidatë, prej të cilëve 3,395 burra dhe 2,024 gra.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 14:43Vrasja e turistit në Ksamil: Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie
  • 14:42Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
  • 14:41Regjistrohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
  • 14:29KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim
  • 14:23Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite