Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi njoftoi se KQZ do të mbajë mbledhjen nesër duke filluar nga ora 10, ku në rend dite do të jetë edhe shpallja përfundimtare e rezultateve.
‘’Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025’’, ka thënë ai.
