Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 14:15
KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdon periudha për njoftimin e pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes në zgjedhje, si dhe deklarimin e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se afati 7-ditor ka nisur më 1 maj dhe do të përfundojë më 7 maj 2026.

Gjatë kësaj periudhe, të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës janë të obliguara të njoftojnë KQZ-në, përmes Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të subjekteve politike, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mospjesëmarrjen apo formimin e koalicioneve.

Sipas KQZ-së, këto obligime vlejnë për 53 partitë politike të regjistruara në vend.

Për informacione shtesë, zyra ka vënë në dispozicion edhe një numër kontakti, 038 200 81 010, i cili është i qasshëm nga ora 08:00 deri në 16:00.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 16:16Ky është numri i qytetarëve që morën pjesë në Mashin për Liri
  • 16:09Marshi për Liri, reagon Haxhiu
  • 16:06“Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
  • 16:04Përfundimi i marshit, policia del me njoftim
  • 16:01Kelmendi me flamur të Kosovës në Marsh: I njëjti do të valojë edhe më 16 shtator