Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha se janë numëruar 102 prej 223 kutive të votave me postë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ tha se është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.
“Deri më tani (e hënë, 15 qershor 2026, ora 16:00) janë numëruar 102 nga 223 kuti votimi (35.87%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar”, njoftoi KQZ.
