Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 16:06
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të për këtë vit, në të cilën u shqyrtuan dhe miratuan dokumente që lidhen me aspekte të ndryshme të proceseve zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e dy dokumenteve analizë:

Analizë e votave me asistencë në Zgjedhjet Lokale 2025; dhe Analizë e votave me asistencë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Qëllimi i këtyre dy dokumenteve është ofrimi i një vlerësimi të detajuar të votimit me asistencë gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025 në Republikën e Kosovës (12 tetor 2025), duke përfshirë raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave (9 nëntor 2025) dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës (28 dhjetor 2025).

Dokumenti synon të identifikojë trendet dhe veçoritë kryesore të kësaj forme votimi, përfshirë përmasën dhe shpërndarjen e saj, arsyet e deklaruara për përdorimin e asistencës, si dhe ndarjen sipas moshës, gjinisë dhe zonës urbane apo rurale.

Në analizën e votimit me asistencë për procesin e zgjedhjeve në nivelin lokal, pas përfundimit të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale, i mbajtur në tetor, KQZ ka kryer një analizë të thelluar të votimit me asistencë, përmes së cilës janë evidentuar sfida në zbatimin e kësaj procedure. Në bazë të këtyre gjetjeve, janë ndërmarrë masa për përmirësimin e procesit të votimit dhe numërimit në vendvotime, me synim kufizimin e përdorimit të asistencës vetëm në rastet e lejuara me ligj, rritjen e kontrollit gjatë ditës së votimit dhe përmirësimin e dokumentimit të rasteve. Në këtë kuadër, analiza synon edhe krahasimin ndërmjet dy raundeve zgjedhore, për të vlerësuar ndikimin e masave të ndërmarra, si dhe për të identifikuar përmirësimet e arritura dhe sfidat që vazhdojnë të mbeten në zbatimin e votimit me asistencë.

Ndërkaq, në analizën tjetër, për votimin me asistencë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e kosovës, gjithashtu në fokus është analizimi i të dhënave dhe elementeve kryesore që kanë karakterizuar këtë proces.

Përmes kësaj analize synohet paraqitja dhe interpretimi i të dhënave të rëndësishme zgjedhore, me qëllim rritjen e transparencës dhe identifikimin e çështjeve që kërkojnë përmirësim në proceset e ardhshme zgjedhore.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 18:56Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat
  • 18:56Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional
  • 18:49Veteranet e UÇK-së në aksion simbolik për ish-krerët në Hagë: Luftuam dhe sakrifikuam bashkë
  • 18:48Çitaku për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të ishte ahistorike të gjykohet lufta për liri
  • 18:48Paralajmërimi amerikan për 16 shtatorin, OVL-UÇK u bën thirrje veteranëve për qetësi