Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ me shpejgim: Kështu plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal

GD
Gazeta Demos5 shtator 2025 në 09:44
KQZ me shpejgim: Kështu plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal

Pas hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike (partive politike, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar se si duhet të plotësohen fletëvotimet në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se mënyra e plotësimit të fletëvotimeve në Zgjedhjet Lokale mbetet e njëjtë, si në zgjedhjet e viteve të kaluara, pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale nuk ka ndryshuar.

Ai ka shpjeguar se secili votues, pasi të përfundojë procedurat e verifikimit, do të marrë nga dy fletëvotime, njëra i përket zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe tjetra për Kuvendin Komunal.

Si plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kryetar Komune?

Fletëvotimi me kornizë të verdhë i përket zgjedhjeve për kryetar komune dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë. Votuesi duhet të votojë vetëm një kandidat për Kryetar Komune, duke vendosur shenjën në katrorin pranë emrit të tij.

Si plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kuvendin Komunal?

Fletëvotimi me kornizë të kaltër i përket zgjedhjeve për kuvendet komunale. Në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të të votojë vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë të tij, votuesi mund të votojë vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shëuar më shumë se 1 kandidat, do të llogaritet vetëm vota për subjektin politik.

Zëdhënësi i KQZ-së, Elezi, ka sqaruar se votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës, pasi vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.

“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ nën emrin e subjektit politik”, ka shpjeguar Elezi.

Por, a lejohet që votuesit të votojë për një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt dhe për një kandidat për Kuvendin Komunal nga një subjekt tjetër politik?

Sipas shpjegimeve nga KQZ, kjo është e lejuar, pasi fletëvotimet janë të ndara.

“Po, kjo është e lejuar. Votuesi ka të drejtë të votojë në mënyrë të pavarur për secilën garë. Kjo do të thotë që një votues mund të votojë një kandidat për Kryetar Komune nga një subjekt politik dhe një subjekt tjetër politik në zgjedhjet për Kuvend Komunë. Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvende Komunale janë procese të ndara dhe kanë fletëvotime të veçanta. Pra, votuesi nuk është i detyruar që të votojë për të njëjtin subjekt në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe në zgjedhjet për Kuvende Komunale”, ka shpjeguar Elezi.

Më shumë nga Lajme

  • 16:46“Heronj të luftës”, Endrit Thaçi ndan pamje të reja nga marshi i djeshëm
  • 16:46Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të forta e funksionale, jo pritje e vonesa të reja
  • 16:35Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
  • 16:34Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime
  • 16:30Tahiri: Pasi gati dy vjetësh krizë, Kosova ka Kuvend e Qeveri jashtëkushtetuese