Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Mbi 21 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar në zgjedhje, 1 mijë e 37 refuzohen

GD
Gazeta Demos8 maj 2026 në 14:45
KQZ: Mbi 21 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar në zgjedhje, 1 mijë e 37 refuzohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot në mëngjes, kanë pranuar 21 mijë e 378 kërkesa për regjistrim nga mërgata.

Prej tyre, 9 mijë e 149 janë aprovuar, 1 mijë e 37 janë refuzuar dhe 11 mijë e 187 tjera janë në pritje për shqyrtim.

“Nga 9,149 aplikime të aprovuara, 2,284 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 239 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 6,626 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para fillimit të periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, KQZ ka miratuar listën e Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe ka caktuar numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor.

Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit ëshë 66,450.

“Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”, thuhet në njofitm.

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Pak orë para verdiktit në Hagë, veriu është i qetë
  • 23:23Çlirim Haziri: Do ta presim gjithë natën në shesh vendimin që përcakton fatin e Kosovës
  • 23:16​Shpërndahen qytetarët që ishin grumbulluar pranë Gjykatës në Hagë
  • 23:10Parashikimi i motit për nesër, 16 shtator
  • 23:02Kjo ishte vizita e vetme e Jakup Krasniqit në Kosovë gjatë paraburgimit në Hagë