Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 16:53
KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka filluar programin orientues të trajnimit për anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Të martën, seanca e parë e trajnimit u zhvillua me rreth 60 anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve nga komunat Prishtinë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Graçanicë.

Zhvillimi i këtij programi, i cili aplikohet në çdo proces zgjedhor, ka për qëllim informimin dhe njoftimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore gjatë ushtrimit të mandatit të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu, zhvillimi i këtij programi trajnues synon arritjen e disa objektivave, disa prej të cilave janë: Ofrimi i njohurive për anëtarët e KKZ-ve për ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2023 të cilat do të ndikojnë në punën e tyre gjatë mandatit për organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025; Pajisja me njohuri të hollësishme dhe të detajuara lidhur me të drejtat dhe përgjegjësitë në menaxhimin e operacioneve zgjedhore në komunat ku do të veprojnë; Informacione për aktivitetet që lidhen me trajnimin, votimin dhe numërimin në Vendvotime, si dhe për procesin e numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përfshirë përdorimin e platformës digjitale për futjen e të dhënave.

Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, anëtarët e KKZ-ve gëzojnë një sërë të drejtash dhe kanë përgjegjësi të qarta që lidhen me menaxhimin e operacioneve të ndryshme zgjedhore në komunat përkatëse.

Në ditët në vazhdim, programet e trajnimit do të mbahen edhe për anëtarë të tjerë nga Komisionit Komunale të Zgjedhjeve nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Në muajin qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar rreth 220 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

Mandati i anëtarëve të KKZ-ve fillon pas emërimit të tyre nga KQZ-ja dhe përfundon 15 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 08:40I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur
  • 08:20Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
  • 08:20Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane
  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij