Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar afati për partitë politike të regjistruara për të njoftuar KQZ-në se në zgjedhjet e parakohshme do të marrin pjesë përmes koalicionit.
Nga KQZ-ja pohuan se kjo periudhë, e cila ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025.
“Deri më tani (e shtunë, 29 nëntor 2025, ora 13:00), KQZ, respektivisht Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim: “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”.
