KQZ përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të premten në mbrëmje më 12 qershor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të para nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës, i mundësuar në 23 kutitë postare të KQZ-së. Rezultatet janë duke u përditësuar në platformën e KQZ-së për rezultate.
KQZ në njoftim thotë se zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.
“Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.”, njofton KQZ.
