Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri më 30 qershor nuk arrin t’i zbatojë reformat e kërkuara. Ngërçi politik dhe mungesa e institucioneve funksionale kanë bllokuar miratimin e ligjeve të nevojshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se humbja e këtyre fondeve do të ishte goditje për ekonominë e vendit.
Në rast të mosrealizimit të reformave të tjera deri në fund të vitit, Kosova rrezikon të humbasë edhe mbi 165 milionë euro shtesë nga fondet e BE-së.
Kosova rrezikon t’i humbasë rreth 60 milionë euro në fund të këtij muaji nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Vendi nuk ka arritur deri më tani t`i zbatojë 13 hapat e parë reformues, derisa më 30 qershor është afati i fundit për ta bërë këtë.
Qeveritarët fajin ia patën lënë mungesës së institucioneve funksionale.
