Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit politik i faturohet VV-së, papërgjegjësi e plotë

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 15:39
Kosova pa emër për president, Tahiri: Mungesa e procesit politik i faturohet VV-së, papërgjegjësi e plotë

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar partinë fituese të zgjedhjeve, duke theksuar se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon asaj.

Në një deklarim për media, ai u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka 80 votat e nevojshme për ta zgjedhur presidentin, duke lënë të kuptohet se procesi mund të përballet me vështirësi.

“Në mungesë të këtyre votave nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual. Nuk ka ndodhur asnjë tryezë serioze për të diskutuar profilin e një kandidati potencial për president konsensual për vendosjen e emrave të subjekteve politike dhe pastaj dakordimin e dy apo tre emrave që kanë mundur të shkojnë në votim”, tha ai.

“Kjo nuk ka ndodhur, kanë ndodhur disa takime 1 me 1 në mënyrë jo transparente, pa llogaridhënie, diskutimi para mediave ka qenë i ndryshëm i Kurtit dhe liderëve që kanë folur dhe sot jemi në një krizë serioze, shumica parlamentare me apo pa vetëdije do ta dërgojë vendin në zgjedhje. Mungesa e procesit për t’i dhënë Kosovës presidentin, i faturohet vetëm një identiteti, veç një partie e ajo është partia që i ka fituar zgjedhjet, që edhe përderisa po flasim nuk e ka vendosur një emër, apo një numër të kandidatëve por e mban në amulli një shtet dhe një Kosovë”, theksoi Tahiri.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike