Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova në Bordin e Paqes, Rama: Dua të besoj se faktorët politikë do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Trump

GD
Gazeta Demos21 janar 2026 në 11:36
Kosova në Bordin e Paqes, Rama: Dua të besoj se faktorët politikë do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për marrjen e ftesës nga Presidenti amerikan, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Rama ka thënë se ky është sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Por, ka shtuar se do të besojë se faktorët politikë në Kosovë do ta çmojnë këtë, “si një gjest që nuk është aspak pa lidhje”.

“Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, ka shkruar Rama.

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e…

Ndryshe, Osmani ka publikuar sot ftesën e Trump, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes.

“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt”, ka deklaruar Osmani.

Një ftesë e tillë i ka shkuar edhe Ramës.

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES
  • 10:20Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
  • 10:18Stuhi të forta godasin Gjermaninë
  • 10:17Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues
  • 09:57Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin