Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova në alarm: 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente gjatë 7 muajve të parë të 2025-s

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 18:07
Kosova në alarm: 58 të vdekur dhe 13 mijë aksidente gjatë 7 muajve të parë të 2025-s

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës gjatë shtatë muajve janar-korrik të këtij viti janë shkaktur 51 aksidente fatale, krahasuar me 48 në vitin 2024.

Po sipas statistikave 58 persona kanë humbur jetën kundrejt 52-ve në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara nga Policia e Kosovës. Në 2025-a janë shqiptuar 448,661 tiketa, krahasuar me 411,337 në po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Totali i aksidenteve për janar–korrik 2025 ka arritur në shifrën prej 13,235, nga 12,507 në vitin 2024.

Këto shifra alarmante nënvizojnë nevojën për ndërgjegjësim më të madh nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Policia e Kosovës në vazhdimësi u apelon qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve

aksidentevdekje

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Canaj: Duhet të kemi një qeveri të kujdesshme karshi Speciales
  • 19:39Blerta Deliu për djalin e veprimtarit të zhdukur Xhavit Hazirin: Është bërë ikonë e protestave
  • 19:29Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”
  • 19:28Protesta për ish-krerët e UÇK-së, policia del me njoftim
  • 19:22Vritet me armë shqiptari në Itali gjatë një grabitjeje të dështuar