Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

GD
Gazeta Demos2 shtator 2025 në 22:52
​Kosova kërkon pyetësorin dhe statusin e vendit kandidat në BE

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë një takimi joformal të ministrave për çështje evropiane të organizuar në Kopenhagë, theksoi se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave dhe avancim të konsiderueshëm viteve të fundit.

Sipas tij, Kosova ka arritur mes tjerash rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, ulje të papunësisë nga 23.8% në 10.9% në vetëm katër vite, përmirësim në rangime në indekse ndërkombëtare e dyfishim të investimeve të huaja direkte.

Ai gjatë takimit me temë “Kriteret e Kopenhagës dhe integrimi gradual”, theksoi se aplikimi për anëtarësim në dhjetor 2022 është tregues i synimit dhe gatishmërisë për avancim të mëtejshëm, gjersa Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për gati një dekadë tashmë.

Bislimi nënvizoi se institucionet tona kanë dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, andaj dhe është e nevojshme vlerësimi i tyre në bazë të meritokracisë, duke pranuar pyetësorin dhe duke marrë statusin e vendit kandidat.

Krahas ministrave, pjesëmarrëse në këtë diskutim ishte edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila pas takimit, në një konferencë për media, tha se Shqipëria e Mali i Zi janë dy vendet kandidate që përparuan më herët drejt anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, KOS ka shkruar në X, se bashkë me ministrat e Evropës, kanë diskutuar për ankorimi i respektit për sundimin e ligjit, sjelljen e përfitimeve të hershme për vendet kandidate, përgatitjen e unionit për anëtarët e rinj dhe komunikimin e përfitimeve të zgjerimit për qytetarët e BE-së

BE

Më shumë nga Lajme

  • 20:22Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë
  • 20:16Shqipëria bën rokadën, e ndërron ambasadorin në Kosovë
  • 20:15Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Bashkë për çlirimtarët
  • 20:05Raportohet se është mbajtur takimi Kurti-Hamza
  • 20:04Konkursi për prokurorë të rinj, vetëm 3 serbë aplikuan pasi KPK-ja shtyu afatin