Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova i prin listës si vendi që çon më së shumti cigare ilegalisht në Zvicër, pas lë Serbinë e Portugalinë

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 16:55
Kosova i prin listës si vendi që çon më së shumti cigare ilegalisht në Zvicër, pas lë Serbinë e Portugalinë

Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është vendi që prinë sa i përket vendit të origjinës se nga shkojnë drejt Zvicrës këto cigare të kontrabanduara.

Vetëm vitin e kaluar, sasia e cigareve të kontrabanduara që hyjnë në tregun Zviceran ka qenë 300 milionë.

Nga ky total, nga Kosova kanë dalë 80 milionë euro cigare të kontrabanduara që kanë përfunduar në Zivcër.

Pas Kosovës e dyta është Serbia me 20 milionë dhe e treta Portugalia me 10 milionë.Blick.ch shkruan se dëmi financiar është i konsiderueshëm.

“Autoritetet tatimore zvicerane pësuan humbje prej 76 milionë CHF në taksat e duhanit vitin e kaluar. KPMG e raportoi këtë në një studim në shkallë të gjerë mbi konsumin e paligjshëm të cigareve në Evropë.

Firma konsulente shqyrtoi gjithsej 38 tregje evropiane”, shkruan Blick.

Më shumë se gjysma e mallrave të kontrabanduara nuk mund të identifikoheshin qartë gjeografikisht. Markat më të njohura të kontrabanduara janë Marlboro, Winston, Davidoff dhe Camel.

Ndërsa Blick shkruan se shitjet e cigareve të ligjshme ranë nga 9 miliardë në 7.5 miliardë midis viteve 2020 dhe 2024, konsumi i cigareve të paligjshme u rrit me 50 përqind gjatë së njëjtës periudhë.

Pjesa e tregut të cigareve të paligjshme është 3.5 përqind e konsumit total në Zvicër – relativisht e ulët, por me një trend në rritje.

Më shumë nga Lajme

  • 16:44I dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim, kapet nga Policia në Fushë Kosovë
  • 16:42BE-ja s’e komenton nismën për Specialen, thotë se vazhdon ta mbështesë Gjykatën në Hagë
  • 16:38Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami
  • 16:33Arrestohet bariu që i kërcënoi turistët me prerje fyti, policia: U lirua pas intervistimit, rasti cilësohet ‘kanosje’
  • 16:10“Janë të paktën 11 varreza masive”, Gara: Kosova synon gërmime të reja në Serbi