Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova do të përfshihet nga një valë e fuqishme e të nxehtit afrikan, bëhet thirrje për kursim të ujit

GD
Gazeta Demos21 korrik 2025 në 14:05
Kosova do të përfshihet nga një valë e fuqishme e të nxehtit afrikan, bëhet thirrje për kursim të ujit

Kosova këtë javë do të përfshihet nga një valë e fuqishme e të nxehtit afrikan, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 39°C. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për ndikime të mëdha në shëndet, mungesë reshjesh dhe rrezik të shtuar për zjarre në zonat pyjore dhe bujqësore. Autoritetet e emergjencës u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, ndërsa janë ndaluar të gjitha zjarret në natyrë. Ndërsa nga Ujësjellësi kërkojnë që uji të shpenzohet në mënyrë më racionale.

Sipas meteorologut Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vendi po ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të nxehta që vijnë nga Afrika Veriore. Ai i tha Radio Kosovës se këto masa, shpeshherë gjatë verës shkaktojnë valë të të nxehtit në rajon.

“Këto masa sjellin temperatura të larta, përmbajtje të ulët të lagështisë dhe rritje të rrezikut për thatësira dhe zjarre. Dita më e nxehtë pritet të jetë e premtja, me temperatura që mund të arrijnë nga 35 deri në 39°C.”

Ai shtoi se indeksi UV do të jetë shumë i lartë nga ora 9 deri në 17, dhe u bëri thirrje qytetarëve, të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së për mbrojtje nga rrezet e dëmshme. Pavarësisht motit të nxehtë gjatë javës, Aliu tha se IHK parashikon një lehtësim të vogël gjatë fundjavës.

“Një masë më e freskët nga veriu i Evropës do të ndikojë në uljen e temperaturave. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë stuhi lokale.”

Ndërkaq, zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, u bëri thirrje qytetarëve për shpenzim sa më racional të ujit.

“Nëse ne e keqpërdorim ujin, atëherë më të vërtetë do të ketë shqetësime për ujë, sidomos në pikat e larta furnizuese.”

Nga ana tjetër, Genc Metaj nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave i tha Radio Kosovës se janë ndërmarrë të gjitha masat që në fillim të sezonës verore, por theksoi se situata mund të përshkallëzohet për shkak të zjarreve të shumta.

“Kemi mbi 40 zjarre të mëdha të regjistruara. Fatkeqësisht, kemi pasur humbje jete ,një person në Klinë dhe një zjarrfikës javën e kaluar. Situata po bëhet e rrezikshme edhe për kapacitetet tona operacionale.”

Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim qytetar, duke theksuar se janë ndaluar të gjitha zjarret në ambient të hapur, përfshirë piknikët, ndezjen e fishekzjarrëve dhe çdo aktivitet tjetër që mund të shkaktojë zjarr.

Më shumë nga Lajme

  • 12:41Familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit refuzojnë ftesën e Haxhiut për takim
  • 12:31‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre
  • 11:58Ambasada e SHBA-së ka një njoftim për aplikantët për vizë
  • 11:57Një javë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Tahiri kritikon Kuvendin: Ende nuk ka një rezolutë që thërret për drejtësi
  • 11:41Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve