Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 18:43
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë ambasadori i Suedisë në Kosovë

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin teknik, nëse jo çdo ditë, duhet të zhvillohen çdo javë.

Kjo, sipas ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, i cili, në një intervistë për Info Magazine në Klan Kosova, tha se vendi i tij rekomandon që të përshpejtohen negociatat.

“Rekomandimi im si një shtet anëtar i BE-së është që ne duhet të përshpejtojmë negociatat teknike mes dy vendeve. Që do të thotë se ju duhet të keni, nëse jo çdo ditë, atëherë çdo javë negociata teknike në çështje të caktuara siç është për shembull Menaxhimi i Integruar i Kufirit. Mendoj se kjo do të ishte këshilla nga ana ime për Brukselin”, tha Westerlund.

Ndërkaq, për sa i përket sulmit terrorist në Banjskë, ambasadori suedez tha se duhet të ndodhë ekstradimi i të akuzuarve nga Beogradi në Prishtinë.

“Sikur Bashkimi Evropian, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kanë thënë se ne e mbështesim ekstradimin e atyre që qëndrojnë prapa Banjskës”, deklaroi i pari i Suedisë në Kosovë.

Duke u ndalur te marrëdhëniet mes Kosovës dhe Suedisë, Westerlund tha se ato janë “të shkëlqyer bilaterale”.

“Ne jemi donatori i katërt më i madh bilateral për Kosovën. Ne kemi një diasporë të madhe në Suedi, kemi shumë kompani suedeze që po fillojnë të operojnë në Kosovë, enkas në sektorin e ICT-së”.

“Jam shumë i lumtur që Suedia u shndërrua në qendër e start-upeve financiarë në Evropë. Kur vjen puna te kryeqytetet financiare, në vitin 2025 kishte më shumë start-ups në Stokholm sesa në Cyrih, Londër e Frankfurt. Dhe unë mendoj se ne mund të punojmë së bashku me Kosovën në këtë aspekt”, theksoi ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 08:40I ndahet mirënjohje policit Vehap Morina, për ndërhyrjen e guximshme gjatë përleshjes në Prizren ku mbet i plagosur
  • 08:20Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
  • 08:20Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane
  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij